Të hënën shorti i Abissnet Superiore 2026/27
Departamenti i Komunikimit njofton se ceremonia e hedhjes së shortit për edicionin e 88-të të kampionatit “Abissnet Superiore” do të zhvillohet në “Shtëpinë e Futbollit”, duke nisur nga ora 11:00. Eventi do të transmetohet drejtpërdrejt në kanalin zyrtar FSHF TV. Sezoni i ri i “Abissnet Superiore” është planifikuar të nisë më 22 gusht 2026 dhe do do të mbyllet më 9 maj 2027. Në edicionin 2026-2027 do të garojnë këto 10 skuadra: KF Egnatia, AF Elbasani, KF Vllaznia, FC Dinamo City, FK Partizani, KF Tirana, FK Vora, KF Teuta, KF Laçi dhe KF Skënderbeu. Post navigation
Burimi:
sportiim.al