Te Barcelona “ngroh” stolin, por tani e kërkon Man. City. Produkti i “La Masia” është gati për aventurën e re

Te Barcelona “ngroh” stolin, por tani e kërkon Man. City. Produkti i “La Masia” është gati për aventurën e re

8 Qershor 2026 18:04 Telesport Sezoni i fundit për Alejandro Balde nuk ishte aspak i mirë te Barcelona. Dëmtimi që e la për një kohë të gjatë jashtë fushës së lojës, por edhe ardhja e Joao Cancelo dhe forma e mirë e portugezit, bënë që Balde të luante një rol dytësor, gjë që solli edhe mungesën e tij në Botëror. Pavarësisht sezonit të fundit që la për të dëshiruar për të, cilësitë dhe aftësitë e Balde nuk i vë kush në dyshim. Jo më kot 22-vjeçari ka përfunduar në radarin e Man. City. Sipas ekspertit të merkatos, Ekrem Konur, emri i Balde është në listën e përforcimeve që ka kërkuar Enzo Maresca për te Man. City, edhe pse italiani ende nuk është zyrtarizuar si trajneri...