Takaj: Dënuar ende? E vërteta e Skënderbeut është ndryshe

Takaj: Dënuar ende? E vërteta e Skënderbeut është ndryshe

Një raportim nga ‘Topkëmba’ zbuloi përgjigjen e UEFA-s, që tregon se klubi i Skënderbeut ka të drejtë të marrë pjesë në Europë nga sezoni 2028/29. I pyetur në lidhje me lajmin që ka qarkulluar së fundmi, presidenti Ardjan Takaj, në një prononcim për “Top Channel” pretendon se e vërteta është krejt ndryshe. Takaj shprehet se është komunikuar nga vetë UEFA se dënimi i klubit të tij ka përfunduar. Prej sezonit 2026-2027, Skënderbeu është plotësisht i lirë dhe i pastër për të vazhduar garën normalisht në Kupat e Europës. “Jam vërtet i befasuar nga ky informacion që po qarkullon në disa media online. Klubi i Skënderbeut nuk ka asnjë dijeni për një pretendim të tillë. E vërteta është krejt ndryshe nga ajo që po aludohet nëpër...