Sylvinho pas largimit nga Shqipëria: Përfunduam një kapitull të mrekullueshëm

Sylvinho pas largimit nga Shqipëria: Përfunduam një kapitull të mrekullueshëm

Fundi i aventurës me Shqipërinë ka shënuar një kapitull të mrekullueshëm për ish-trajnerin e Kombëtares, Sylvinhon. Në një reagim në rrjetet sociale ku ai ka përmbledhur disa prej momenteve më të rëndësishme të punës së tij me ekipin, brenda e jashtë fushës, shkruan se beson që është bërë “përparim i konsiderueshëm.” Sylvinho u uron suksese të gjithëve, ndërsa premton se mbështetja e tij do të vijojë. “Së bashku, përfunduam një kapitull të mrekullueshëm pune. Gjatë gati tre viteve e gjysmë, punuam jashtëzakonisht shumë për të përfaqësuar këtë vend që më priti kaq ngrohtësisht. Besoj se kemi bërë përparim të konsiderueshëm me Kombëtaren shqiptare dhe jam shumë mirënjohës ndaj Presidentit, stafit të federatës, stafit të trajnerëve, të gjithë lojtarëve që ishin me ne gjatë gjithë këtij udhëtimi...