Surprizon kombëtarja, mposht Kosovën në sfidën e fundit të eliminatoreve të Eurobasket

Surprizon kombëtarja, mposht Kosovën në sfidën e fundit të eliminatoreve të Eurobasket

Kombëtarja e meshkujve në basketboll fitoi 89-82 ndaj Kosovës në ndeshjen e fundit të fazës para-eliminatore të Eurobasket 2029. Sfida e luajtur në Prizren ishte e vlefshme për Grupin C (ndodhet edhe Sllovakia), e fundit për kuqezinjtë në këtë event. Një fitore që vlen më së shumti për statistikë, pasi kuqezinjtë i kanë humbur tri sfidat e para dhe janë eliminuar kohë më parë (renditen të fundit në grup). Gjithsesi, ky sukses i jep mjaft moral për të ardhmen skuadrës së drejtuar nga spanjolli Ricardo Gonzalez. Për kuqezinjtë debutoi edhe amerikani Breein Tyree, që së fundi ka marrë nënshtetësinë e pasaportën shqiptare. Madje ai ishte shënuesi më i mirë për Shqipërinë, me 25 pikë e 8 asist. Mirë u paraqitën edhe Roel Gaxho me 17...