Surpriza/ Vozinja kapërcen portierët me emër në Instagram

Surpriza/ Vozinja kapërcen portierët me emër në Instagram

Botërori po i bën disa lojtarë shumë të njohur në rrjetet sociale. Kupa e Botës është ngjarje që mund ta ndryshojë jetën e secilit. Kështu ka ndodhur në këtë edicion me Vozinhan, portierin e Kepit të Gjelbër. Ai nuk ishte i njohur globalisht, por u bë i tillë me paraqitjet ndaj Spanjës, Arabisë Saudite, Uruguait dhe Argjentinës. Ishte yll i shtetit të tij. Vozinja është konfirmuar si numri një edhe jashtë fushës së lojës. Ai ka më së shumti ndjekës në “Instagram” nga gjithë portierët. Aktualisht i ka 28.3 milionë ndjekës. Prapa ka lënë Thibaut Kurtuan me 18.1 milionë ndjekës, Manuel Neuerin me 15 milionë dhe Iker Kasijasin me 20.4 milionë ndjekës. Sa ka ndjekës Vozinja, nuk kanë as yjet e futbollit botëror si Pedri...