Surpriza/ Italia zgjedh sërish Mançinin për të drejtuar ekipin kombëtar
Italia ka marrë vendimin për trajnerin e ri të kombëtares. Roberto Mançini është emri i zgjedhur për t’i udhëhequr sërish “Azzurrët”, pas një periudhe të vështirë për ekipin kombëtar. “Ish-trajneri do të rikthehet në këtë rol pas eksperiencës së tij të parë nga viti 2018 deri në vitin 2023, periudhë gjatë së cilës e arriti suksesin më të madh duke e fituar Kampionatin Evropian 2020”, shkruajnë mediat italiane. Vendimi vjen pas dështimit të Italisë për t’u kualifikuar në Kupën e Botës, që ishte mungesa e tretë radhazi e “Azzurrëve” në turneun më të madh të futbollit. Pas largimit të Genaro Gatuzos, Federata Italiane i shqyrtoi disa emra të mëdhenj, përfshirë Karlo Ançelotin, Pep Guardiolën dhe Andrea Pirlon. Mançini tashmë e ka detyrën e madhe për...
Burimi:
sot.com.al