Sulmuesi/ Salah përshëndetet si legjendë nga Liverpuli
Mohamed Salah u largua si legjendë nga Liverpuli. Ndeshja ndaj Brentfordit ishte e fundit për Salahun me fanellën e “të kuqve”. Salah javë më parë e paralajmëroi largimin pas përfundimit të edicionit 2025/26. Liverpuli të dielën në kuadër të xhiros së fundit në Premier League barazoi 1:1 me Brentfordin në shtëpi. Salah asistoi te goli i epërsisë të cilin e realizoi Kurtis Xhons në minutën e 58-të. Gjashtë minuta më pas, Kevin Shade, i barazoi shifrat. Liverpuli e mbyll sezonin në vendin e pestë me 60 pikë. Edicionin e ardhshëm luan në Champions. Ylli egjiptian u largua nga fusha në minutën e 74-t dhe u përcoll me duartrokitje nga gjithë tifozët që ishin në “Anfield”. 33-vjeçari Salah me Liverpulin zhvilloi 442 ndeshje duke kontribuar me...
Burimi:
sot.com.al