Sulmuesi/ Leao drejt Premier League, pëlqen Arsenalin
Sulmuesi i krahut i Milanit dhe Portugalisë, Rafael Leao, tashmë e ka zbuluar lëvizjen e tij të ëndrrave në Premier League, pasi praktikisht konfirmoi largimin e tij nga “Rossonerët”. Leao, 26 vjeç, është lidhur vazhdimisht me një largim nga Milani në vitet e fundit, me raportime që sugjerojnë se Arsenali, Çelsi, Mançester Junajtid, Liverpuli, Bajerni i Munihut dhe Barcelona janë të impresionuar nga talenti i tij. Anësori portugez ka regjistruar 80 gola dhe 65 asistime në 291 paraqitje për Milanin, me 10 gola të shënuar sezonin e kaluar, teksa italianët përfunduan të pestët në Serie A dhe, si pasojë, humbën kualifikimin në Ligën e Kampionëve për sezonin e dytë radhazi, gjë që çoi në shkarkimin e Masimo Alegrit. “Jam krenar që kam bërë histori te...
Burimi:
sot.com.al