Sulmuesi drejt largimit nga Arsenal, destinacioni i ri mund të jetë Barcelona
11 Maj 2026 19:22 Telesport Gabriel Martinelli nuk ka pasur një sezon të mirë me Arsenalin dhe tashmë po luan një rol dytësor te londinezët. Duke qenë në këtë situatë, sulmuesi brazilian nuk e përjashton mundësinë e largimit gjatë verës, edhe pse është nën kontratë deri në vitin 2027. Sports Illustrated zbulon se anësori brazilian është nën radarin e Barcelonës. Në rast se Barcelona vendos të mos ushtrojë të drejtën e blerjes së Marcus Rashford, atëherë Gabriel Martinelli mund të jetë përforcimi i ri i katalanasve në sulm. Aktualisht Martinelli është i fokusuar te dy javët e fundit të Premier League dhe sigurisht të finalja e madhe e Champions League. Braziliani do të vendosë për të ardhmen e tij para fillimit të Kupës së Botës....
Burimi:
telesport.al