Statistikat Kupa e Botës po thyen rekorde shikueshmërie, Infantino flet edhe për Rusinë

Statistikat Kupa e Botës po thyen rekorde shikueshmërie, Infantino flet edhe për Rusinë

Adriatik BALLA Botërori i fundit po tejkalon shpejt çdo parashikim dhe ai po bëhet më i ndjekuri në historinë e futbollit botëror. Kështu, FIFA bëri të ditur se Botërori i SHBA, Kanadasë dhe Meksikës është kompeticioni që ka shënuar numrin më të madh të tifozëve të pranishëm nëpër stadiume edhe pse ky edicion është në gjysmën e rrugës së tij. Në mbrëmjen e së enjtes, FIFA bëri të ditur se deri në këtë moment ky kompeticion është ndjekur në total nga 3 605 357 tifozë në shkallët e impianteve. ‘Botërori 2026 u bë turneu më i ndjekur në historinë e kompeticiont. Kjo reflekton dashurinë e njerëzve për mbretin e sporteve dhe aftësinë e futbollit për të bashkuar njerëzit, për të festuar, për të ndjere alegrinë...