Statistikat, Franca hyn në Kupën e Botës më e “lodhur” se rivalët
Kombëtarja e Francës duhet të përballet jo vetëm me temperaturat e larta, por edhe me lodhjen fizike nëse synon të fitojë trofeun e Kupën e Botës. Skuadra e Didier Deschamps ka zhvilluar më shumë ndeshje se çdo kombëtare tjetër mes ekipeve kryesore, me gjithsej 1,341 ndeshje që arrijnë në 98,895 minuta lojë. Mbrojtësi qendror i Crystal Palace, Maxence Lacroix, kryeson te lojtarët francezë për numrin e ndeshjeve si titullar (58) dhe minutat e luajtura (5.009), megjithëse 26-vjeçari pritet të ketë një rol më shumë si alternativë në kombëtaren e “Gjelave”. Sulmuesi i Bayern Munich, Michael Olise, ish-lojtar i Crystal Palace, ka regjistruar më shumë paraqitje (65), por për shkak se ka hyrë nga stoli në 12 raste, renditet i dyti për minutat e luajtura (4.942)....
Burimi:
javanews.al