Statistikat e Sezonit për skuadrat që pretendojnë titullin

Statistikat e Sezonit për skuadrat që pretendojnë titullin

Java e fundit e Final Four në “Abissnet Superiore” do të vendosë gjithçka për titullin kampion, teksa emocionet janë në kulm përpara dy sfidave finale që do të luhen të dielën në ora 19:00. Përballjet direkte të këtij sezoni mes skuadrave finaliste premtojnë edhe një herë rivalitet të fortë dhe spektakël deri në minutën e fundit. Në stadiumin “Air Albania”, Vllaznia dhe AF Elbasani do të përballen në një duel ku statistikat tregojnë ekuilibër të plotë. Katër ndeshjet e zhvilluara mes dy skuadrave gjatë sezonit 2025/26 kanë prodhuar fitore për secilën palë, me të dy ekipet që kanë treguar forcën e tyre si në shtëpi, ashtu edhe në transfertë. Në “Elbasan Arena”, Egnatia do të sfidojë Dinamo City në një tjetër ndeshje vendimtare. Dueli mes...