Spektakël në “Old Trafford”, 5 gola të shënuar. Në fund festojnë “Djajtë e Kuq”. Një 21-vjeçar vendos fatin e ndeshjes ndaj Liverpool (video)
Kryesfida e javës së 35-të në Premier League, mes Manchester United dhe Liverpool është mbyllur 3-2 për “Djajtë e Kuq”. Ndeshja u zhbllokua që në minutën e 6-të, ku pas një goditjeje dënimi ishte Matheus Cunha që dërgoi topin në rrjetë me një goditje të bukur brenda zonës. Në minutën e 13-të, ishte Benjamin Sesko i cili shënoi golin e dytë pas një krosimi në zonë dhe asistit me kokë të Bruno Fernandes. Për golin e sllovenit u desh edhe ndërhyrja e VAR-it, për ta konfirmuar të rregullt. Pjesa e parë mbyllet 2-0 për “Djajte e Kuq”. Pjesa e dytë nisi më mirë për Liverpool-in, që gjeti golin që në minutën e 47-të me Dominik Szoboszlai. Hungarezi tregoi gjithë klasin e tij duke depërtuar bukur...
Burimi:
telesport.al