Spanjë-Argjentinë vendos rekorde dhe jashtë fushës së blertë, miliona dollarë për një biletë
Finalja e Kupës së Botës në New York ka vendosur një rekord të ri për çmimet e biletave, pasi në platformën zyrtare të rishitjes së FIFA-s çmimi i disa biletave shkoi deri në 2.3 milionë dollarë, më pak se 24 orë para fillimit të ndeshjes. Përballja mes Argjentinës së Lionel Messit dhe Spanjës së udhëhequr nga talenti 18-vjeçar Lamine Yamal ka bërë që kërkesa për bileta të jetë e jashtëzakonshme, duke e shndërruar finalen në një nga ngjarjet sportive më të shtrenjta të zhvilluara ndonjëherë në Shtetet e Bashkuara. Vetëm pak orë para finales, biletat e fundit në platformën e FIFA-s shiteshin për rreth 32 mijë dollarë secila, ndërsa të shtunën ofertat varionin nga afro 10 mijë dollarë deri në 2.3 milionë dollarë. Kjo rritje e jashtëzakonshme...
Burimi:
javanews.al