“Spanja nuk ka asnjë kampion bote në ekip, Yamal mbrohet nga arbitrat si Messi”
9 Korrik 2026 19:08 Telesport Në prag të përballjes në çerekfinale mes Spanjës dhe Belgjikës, Hein Vanhaezebrouck, ish-trajneri i Anderlecht, tashmë në rolin e analistit, ka zbuluar pikat e dobët të “La Rojës”. “Mbrojtja e tyre nuk është e padepërtueshme, por në përgjithësi, Spanja mbrohet shumë mirë. Megjithatë, nuk i shoh ata si kampionë bote. Olmo, Ferran Torres: në sulm, ata nuk kanë talentin e klasit botëror të së kaluarës. Madje edhe Oyarzabal, është një sulmues i mirë teknikisht, por jo një qendërsulmues. Një ekip që pretendon të shpallet kampion bote, duhet të ketë me patjetër një qendërsulmues. Lamine Yamal nuk është në formën e tij më të mirë në këtë turne, por është ende i vështirë për t’u ndaluar. Ai është një yll i...
Burimi:
telesport.al