Spanja në çatinë e botës! Triumfon ndaj Argjentinës dhe shpallet kampione e re e Botës

Spanja në çatinë e botës! Triumfon ndaj Argjentinës dhe shpallet kampione e re e Botës

Kaq ishte! Historia u rishkrua në stadiumin MetLife të Nju Xhersit. Spanja është zyrtarisht kampionia e re e Kupës së Botës 2026! Me rënien e bilbilit të fundit të arbitrit, shpërtheu festa legjitime e lojtarëve të La Rojas, duke kurorëzuar një rrugëtim të jashtëzakonshëm e të palodhur që do të mbetet gjatë në analet e futbollit botëror. Në një finale dramatike dhe tejet fizike, skuadra e Luis de la Fuentes arriti të thyente rezistencën heroike të Argjentinës, duke fituar me rezultatin minimal 1-0 pas 120 minutave lojë. Ndeshja e rregullt prej 90 minutash u mbyll pa gola, e karakterizuar nga një dominim i qartë i spanjollëve, të cilët megjithatë u ndalën vazhdimisht nga portieri Emiliano Martínez. Kthesa e madhe e finales erdhi në kohën shtesë,...