Spanja magjike, Franca e dorëzuar/ La Roja gjunjëzon ‘gjelat’ dhe prek finalen e Botërorit
Spanja dominon për 90 minuta Francën dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës pas 16 vitesh. “Furia e Kuqe” mposhti me rezultatin e pastër 2-0 “gjelat”. Skuadra e drejtuar nga Luis De la Fuente zhbllokoi ndeshjen në minutën e 22. Ishte Mikel Ojarzabal që u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Ishte një gabim trashanik i Luaks Dinje, ku pas një topi të gjatë të Mark Kukurejas, mbrojtësi francez bëri një ndërhyrje të pafalshme ndaj Lamin Jamal dhe arbitri nuk pati asnjë dyshim që ishte penallti. Goditi Ojarzabal, Majk Menjo kuptoi krahun, por nuk e shmangu dot golin. Në minutën e 38, iberikët “flirtuan” me golin e dytë, pas një gafe që nisi nga këmbët e Menjo, por në fund Fabian Ruiz...
Burimi:
ntv.al