Spanja e ka të vështirë ndaj Austrisë, por mjafton Oyarzabal (video)
2 Korrik 2026 21:50 Telesport Pjesa e parë mes Spanjës dhe Austrisë është mbyllur 1-0 për spanjollët, në sfidën që po luhet në “SoFi Stadium” në Los Angeles. Në minutën e 30-të, Marc Cucurella gjeti golin pas një aksioni të nisur nga goditja e këndit, por që u anullua për faull të Pau Cubarsit, ndaj portierit të Austirsë, Alexander Schlager. Në minutën e 33-të, Spanja i afrohet goli, por goditja e Mikel oyarzabal ndalet në mënyrë mjeshtërore nga Schlager. Sfida u zhbllokua në minutën e 36-të, ku pas një aksioni model të Spanjës dhe asistit të Cucurella, ishte Oyarzabal i cili dërgoi topin në rrjetë me një goditje të lehtë me të majtën brenda zonës. Ky është goli i tretë për Oyarzabal në këtë Botëror....
Burimi:
telesport.al