Spanja bën më së miri detyrën ndaj Austrisë, tani sytë nga Portugali-Kroaci (video)
Spanja ka fituar 3-0 ndaj Austrisë në sfidën e luajtur në “SoFi Stadium” në Los Angeles, duke vazhduar kështu më tej rrugëtimin në këtë Botëror. Sfida u zhbllokua në minutën e 36-të, ku pas një aksioni model të Spanjës dhe asistit të Cucurella, ishte Oyarzabal i cili dërgoi topin në rrjetë me një goditje të lehtë me të majtën brenda zonës. Ky është goli i tretë për Oyarzabal në këtë Botëror. Në minutat shtesë, Spanja iu afrua golit të dytë. Fillimisht goditja e dënimit nga Alex Baena u ndal nga travers, ndërsa Yamal kishte shansin të dërgonte topin në rrjetë, por Schlager bëri një tjetër super pritje. Pjesa e parë, mbyllet 1-0 për Spanjën. Në minutën e 61-të, Sasa Kalajdzic godet bukur me kokë, por...
Burimi:
telesport.al