“Spalletti te Juventusi si trajner-menaxher. Allegri? Sigurimi i Champions-it do të ishte mrekulli”

“Spalletti te Juventusi si trajner-menaxher. Allegri? Sigurimi i Champions-it do të ishte mrekulli”

22 Maj 2026 14:32 Alfred Lleshi Cesare Prandelli është i bindur; Juventusi duhet të rindërtohet duke nisur nga Luciano Spalletti. Në një intervistë për “La Repubblica”, ish-trajneri i Italisë shpjegoi se bardhezinjtë duhet t’i besojnë plotësisht projektin teknik trajnerit toskan: “E shoh si një trajner-menaxher, pak si Gasperini te Roma”. Prandelli vlerësoi edhe zgjedhjen e verdhekuqve për t’i besuar trajnerit dhe jo Claudio Ranierit, sepse sipas tij përgjegjësi teknik duhet të jetë edhe ai që vendos për merkaton: “Duhet harmoni për të fituar…, të gjithë në të njëjtën barkë”. Fjalë pozitive pati edhe për Dusan Vlahovic, për të cilin mendon se klubi bardhezi gaboi duke e çuar drejt skadencës së kontratës. Në fund, Prandelli mbrojti fort Massimiliano Allegri, duke ia faturuar drejtuesve problemet në sulm...