Spalletti: Jam i kënaqur me paraqitjet e Douglas Luiz, me shumë gjasa do të qëndrojë

Spalletti: Jam i kënaqur me paraqitjet e Douglas Luiz, me shumë gjasa do të qëndrojë

Juventusi rikthehet te fitorja në një ndeshje miqësore ndaj Palermos dhe Luciano Spalletti është i kënaqur me përmirësimin e skuadrës: “Më pëlqeu ndeshja, sepse u zhvillua me ritëm mjaft të lartë, ndaj një kundërshtari që di të pozicionohet mirë dhe që na krijoi vështirësi, duke qëndruar shumë kompakt dhe u nisur në kundërsulm. Ishte një stërvitje e mirë, luajtëm me shpejtësi dhe patëm disa kombinime interesante. Megjithatë, humbëm shumë topa dhe në këtë aspekt duhet të përmirësohemi si skuadër”. Çfarë i mungon ende Juventusit: “Duhet të gjejmë ekuilibrat, por kemi luajtur dhe kemi parë sërish një skuadër me besim”. Për Douglas Luiz, i cili ka qenë titullar në të gjithë turneun, Spalletti tha: “A do të qëndrojë? Këtë do ta vlerësojmë dhe me shumë gjasa...