Felipe Melo nuk ka dyshime: Neymar do të ribashkohet me Messin, do të formojë MSN tek Inter Miami
12 Gusht 2026 12:49 Alfred Lleshi Neymar mund të transferohet tek Inter Miami në janar, pasi kontrata e tij me Santosin skadon në dhjetor. Lajmin e ka bërë të ditur ish-mesfushori i kombëtares braziliane, Felipe Melo, i cili pretendon se ylli brazilian do të bashkohet me ish-shokët e tij te Barcelona, Lionel Messi dhe Luis Suárez. Melo e ka bërë këtë deklaratë në kanalin e tij në YouTube, duke thënë se Neymar mund të udhëtojë drejt SHBA në fillim të vitit të ardhshëm: “Një mik më zbuloi se Neymar do të shkojë të luajë në Miami në janar. Nëse ndodh, do të kem qenë i pari që e dha lajmin”. Nëse transferimi realizohet, do të ribashkohej treshja legjendare “MSN”, e cila shënoi plot 363 gola...
Burimi:
telesport.al