Spalleti kërkon të sjellë te Juventus të preferuarin e tij për mbrojtjen, do të negociojë vetë për ta bindur

Spalleti kërkon të sjellë te Juventus të preferuarin e tij për mbrojtjen, do të negociojë vetë për ta bindur

Pasi rinovoi kontratën dhe kaloi Como në renditjen e Serie A, duke u ngjitur në vendin e katërt, trajneri Luciano Spalletti tashmë po mendon për sezonin e ardhshëm dhe po përgatit një listë dëshirash për klubin bardhezi për afatin kalimtar të verës. Lista fillon me mbrojtjen, ku sipas Fabrizio Romano, trajneri i Juventus ka shprehur dëshirën për të punuar përsëri me Kim Min-Jae. Madje ai do të përpiqet personalisht ta bindë atë të transferohet në Torino këtë verë. Mbrojtësi Korean, aktualisht pjesë e Bayern Munich, fitoi titullin kampion në Itali pikërisht me Spalletti në stol. Pavarësish se kontrata e tij skadon në vitin 2028, ai pritet të largohet nga Bavaria këtë verë. Ai nuk luan titullar nga janari, ndërkohë që ka një marrëdhënie të shkëlqyer...