Sot vendoset fituesi i titullit kampion. Zbardhen formacionet zyrtare të dy finaleve të fundit

Sot vendoset fituesi i titullit kampion. Zbardhen formacionet zyrtare të dy finaleve të fundit

Sonte do të vendoset fituesi i titullit kampion për sezonin 2025-2026 në Abissnet Superiore. Vëmendja kryesore do të jetë në “Elbasan Arena”, aty ku Egnatia do të përballet me Dinamon. Në rast se rrogozhinasit fitojnë, atëherë ata do të sigurojnë titullin kampionin për sezonin e tretë rresht, pa i kushtuar fare rëndësi rezultatit në sfidën tjetër mes Vllaznisë dhe Elbasanit. Trajneri i Egnatias, Nevil Dede, ka hedhur në fushë formacionin më të mirë të mundshëm. Ndërsa Dinamo e drejtuar nga Ilir Daja, edhe pse është jashtë shansve për titullin kampion, ka premtuar që do të luftojë deri në minutën e fundit sot. EGNATIA XI: Tandilashvili, Alijev, Xhemajli, Poçi, Haime, Sota, Kryeziu, Albaneze, Fernando, Gruda, Bakajoko. DINAMO XI: Teqja, Ismaili, Aliji, Manjani, Nani, Qefalija, Vila, B....