“Skuqet” Leao, Ronaldo luan 45 minuta. Portugalia bën detyrën ndaj Kilit (video)
Portugalia ka fituar 2-1 ndaj Kilit, në miqësoren e luajtur në Lisbonë. Në përfundim të pjesës së parë që u mbyll 0-0, ndodhi një zënkë e madhe mes dy lojtarëvë kundërshtarë, që iu kushtoi të dyve kartonin e kuq. Pas një ndërhyrje të gabuar të Faundez ndaj Joao Cancelo, Rafael Leao shkon në mbrojtje të shokut dhe aty përplaset me qendërmbrojtësin Ivan Roman. Situata del jashtë kontrollit dhe të dy lojtarët kapen me duar mes tyre. Arbitri kryesor i takimit, italiani Luca Zufferli i ndëshkon të dy me kartonë të kuq. SHIKOVIDEON Roberto Martinez e nis pjesën e dytë me 6 zëvendësime direkt. Mes tyre, ishte largimi i Cristiano Ronaldo, në vend të tij u fut Goncalo Guedes. Pikërisht, në minutën e 58-të, ishte Guedes,...
Burimi:
telesport.al