SKI/ Blof kuqezi, Lara Kolturi dobët në sllallom gjigant

SKI/ Blof kuqezi, Lara Kolturi dobët në sllallom gjigant

Kupa e Botës në ski alpinë mbylli dje etapën e radhës, këtë herë në Kronplatz të Italisë, aty ku u mbajt gara e sllallomit gjigant për femra. Një event i veçantë për Lara Kolturin, pasi skiatorja italiane që përfaqëson Shqipërinë konkurronte në pistën e shtëpisë. Megjithatë, edhe një herë tjetër, sllallomi gjigant konfirmohet se nuk është pika e fortë për Kolturin, e cila dje pati një paraqitje zhgënjyese, duke qenë larg më të mirave. Lara u pa në vështirësi që në zbritjen e parë, aty ku fiksoi kohën 1:16.42, duke u renditur në vendin e 22-të. Edhe në zbritjen e dytë skiatorja kuqezi ishte larg pritshmërive, teksa e ndali kronometrin në kohë 1:07.54, për t’u klasifikuar sërish e 22-ta. Ndërkohë, me rezultatin total 2:23.96, Lara...