Skandaloze; Kina dhe India mund të mos e shohin fare Botërorin 2026

Skandaloze; Kina dhe India mund të mos e shohin fare Botërorin 2026

7 Maj 2026 10:18 Alfred Lleshi Teksa afrohet Botërori 2026, FIFA po përballet me një problem të paprecedentë, mungesën e marrëveshjeve televizive me Kinën dhe Indinë, dy vendet më të populluara në botë. Negociatat janë në ngërç, duke rrezikuar që miliarda tifozë të mbeten pa transmetim zyrtar. Shkaku kryesor janë kërkesat e larta ekonomike të FIFA-s, që kërkon të maksimizojë fitimet, ndërsa operatorët lokalë tregohen të kujdesshëm. Në Kinë, kriza ekonomike ka ulur investimet për reklamat sportive, ndërsa në Indi futbolli po humbet terren përballë kriketit, që dominon tregun televiziv. Kjo situatë përbën një rrezik strategjik për FIFA-n, e cila e ka zgjeruar turneun në 48 skuadra pikërisht për të rritur interesin global. Nëse nuk gjendet zgjidhje, organizata rrezikon të humbasë të ardhura të mëdha...