Skandali i gjyqtarëve në Itali, dizenjatori Roki refuzon të paraqitet në Prokurori
Xhanluka Roki, dizenjatori i gjyqtarëve të Serisë A dhe B, i cili është bërë epiqendra e skandalit të “xhaketave të zeza” në Itali, ka këtë të enjte një ditë vendimtare sa i përket kësaj çështje. Ai është ftuar nga prokurorët e çështjes që të paraqitet për të dhënë dëshminë e tij. Por ndryshe nga sa mendohej, dizenjatori i cili është vetë-pezulluar nga detyra derisa të marrë fund hetimi, duket se do të ushtrojë të drejtën e tij për të mos e bërë një gjë të tillë. Në fakt, ka qenë avokati që e përfaqëson, Antonio D’Avirrio, ai i cili ka njoftuar mediat se një deponim i Rokit nuk do të ndodhë në situatën aktuale. “Roki dëshironte të paraqitej, por vendosa unë që të hiqnim dorë,...
Burimi:
vizionplus.tv