Skandal çmimesh për biletat e botërorit/ Disa vende për finale arrijnë deri në 2 milionë euro

Skandal çmimesh për biletat e botërorit/ Disa vende për finale arrijnë deri në 2 milionë euro

Biletat për finalen e Kupës së Botës 2026, që do të luhet më 19 korrik në “MetLife Stadium” te New Jersey, po shënojnë çmime pothuajse të pabesueshme. Në platformën zyrtare të rishitjes së FIFA-s, janë shfaqur çmime që kanë shkaktuar reagime të forta: disa vende në sektorin e parë, menjëherë pas portës, janë listuar me një çmim që i afrohet dy milionë eurove për secilën biletë. Një shifër ekstreme që ngre pyetje të mëdha mbi aksesueshmërinë e eventit sportiv më të ndjekur në botë. FIFA nuk i vendos drejtpërdrejt çmimet në tregun sekondar, por administron platformën zyrtare të rishitjes, duke përfituar një komision prej 15% si nga blerësi ashtu edhe nga shitësi. Kjo e bën organizatën pjesë ekonomike të gjithë zinxhirit të transaksioneve. Megjithatë, sistemi...