Situatë kaotike para derbit Torino-Juventus/ Një tifoz përfundon në spital, bardhezinjtë kërkojnë pezullimin e ndeshjes
Atmosferë shumë e tensionuar në stadiumin “Olimpico Grande Torino” para derbit mes Juventusit dhe Torinos. Pas përleshjeve të ndodhura para ndeshjes jashtë stadiumit, ku një tifoz bardhezi 45-vjeçar u dërgua në spital me traumë në kokë, tensioni u rrit shpejt edhe brenda impiantit. Ultrasit e Juventusit nisën të këndonin në kor: “Pezulloni ndeshjen”. Një reagim i fortë nga tifozëria e organizuar, ende e tronditur nga ajo që kishte ndodhur në orët para derbit. Në përpjekje për të qetësuar situatën, kapiteni Manuel Lokatelli iu afrua sektorit të tifozëve bardhezi së bashku me D’Angelon, përgjegjësin e sigurisë te Juventusi, për të biseduar me mbështetësit e pranishëm në tribunë.
Burimi:
sot.com.al