Sinner konsolidon “numri 1” pas Wimbledon, Alcaraz zbret në të tretin, sfidë e fortë te femrat

Sinner konsolidon “numri 1” pas Wimbledon, Alcaraz zbret në të tretin, sfidë e fortë te femrat

Pas përfundimit të grand slam të Wimbledon në tenis, italiani Jannik Sinner konsolidon pozitat e tij në krye të renditjes. Ai mbrojti pikët e fituara një vit më parë dhe tani është shkëputur gati 5 mijë pikë nga vendi i dytë. Në vendin e dytë është ngjitur gjermani Alexander Zverev, finalist në Londër, që ka ulur një pozicion më poshtë spanjollin Carlos Alcaraz. Ky i fundit nuk luan prej dy muajsh, i dëmtuar. Serbi Novak Djokovic ngjitet në vendin e shtatë. Në vendin e shtatë është ngjitur edhe çekja Linda Noskova, fituese e grand slam-it të Wimbledon për femra. Në krye të renditjes qëndron bjellorusja Aryna Sabalenka, por tashmë diferenca me rivalet është ngushtuar ndjeshëm. Sabalenka ka vetëm 400 pikë më shumë se Elena Rybakina,...