Si do të luajë Argjentina pa Leo Messin? Pas 21 vitesh, mungesë e frikshme karizme…

Si do të luajë Argjentina pa Leo Messin? Pas 21 vitesh, mungesë e frikshme karizme…

Lamtumira e Lionel Messit nga kombëtarja e Argjentinës ende nuk është bërë zyrtare, por praktikisht është e sigurt se do të ndodhë. Ndoshta do të organizohet një ndeshje lamtumire për të nderuar një nga futbollistët më të mëdhenj në histori, ndoshta pas disa muajsh, por epoka e gjatë e Messit me Albiceleste, e nisur në verën e vitit 2005, po shkon drejt fundit. Së bashku me të, kombëtares pritet t’i japin lamtumirën edhe disa lojtarë të tjerë si Otamendi dhe Tagliafico, tashmë mbi të 30-at, ashtu si edhe Paredes e De Paul. Edhe tre portierët e ekipit i kanë kaluar të tridhjetat, megjithëse në atë rol karriera zakonisht zgjat më shumë. Lionel Scaloni do të duhet të ndërtojë një Argjentinë të re. Skuadra ka cilësi...