Shuhet në moshën 75-vjeçare legjenda e futbollit Kevin Keegan

Shuhet në moshën 75-vjeçare legjenda e futbollit Kevin Keegan

Ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare legjenda e futbollit anglez Kevin Keegan. Lajmi u konfirmua nga familja e tij, shtatë javë pasi ai bëri të ditur se ishte diagnostikuar me kancer në stadin e katërt. Keegan ishte një nga futbollistët më të dekoruar në historinë e futbollit anglez. Gjatë karrierës së tij luajti për Scunthorpe United, Liverpool, Hamburg, Southampton dhe Newcastle United. Pas tërheqjes nga futbolli, ai drejtoi Newcastle United, Fulham, kombëtaren e Anglisë dhe Manchester City. Në një deklaratë të publikuar të hënë, familja bëri të ditur se Keegan ndërroi jetë i rrethuar nga bashkëshortja dhe vajzat e tij. “Kevin, fitues i dy Topave të Artë, ishte një bashkëshort, baba dhe gjysh shumë i dashur. Familja dëshiron të falënderojë ekipin mjekësor për mbështetjen e...