Shqiptari Kristian Prenga përballet në ring me ish-kampionin e botës Anthony Joshua

Shqiptari Kristian Prenga përballet në ring me ish-kampionin e botës Anthony Joshua

Ish-kampioni i botës në Boks, Anthony Joshua do të përballet në 25 korrik në Riad me boksierin shqiptar të peshave të rënda, Kristian Prenga. Joshua tha: “Nuk është sekret që kam marrë pak kohë për të qenë gati për t’u rikthyer në ring dhe sot është hapi tjetër në atë udhëtim”. “Jam i kënaqur që kam rënë dakord për një marrëveshje për shumë ndeshje duke filluar nga 25 korriku në mbretërinë e Arabisë Saudite. Pres me padurim të garoj dhe të vazhdoj aty ku e lashë. Siç thashë, qiradhënësi do të mbledhë qiranë e tij. Kjo është e sigurt”, vijoi më tej Joshua. Nga ana tjetër, Kristian Prenga është i bindur se mund të arrijë një fitore tronditëse në Arabinë Saudite. Prenga tha: “Anthony Joshua është një luftëtar i...