Shqiptarët shumë të lidhur me Kombëtaren e tyre, Broja gati të kalojë në Serie A italiane

Shqiptarët shumë të lidhur me Kombëtaren e tyre, Broja gati të kalojë në Serie A italiane

Adriatik BALLA Sulmuesi kuqezi, Armando Broja, është i hapur për transferimin te Kaljari. Gazetari italian i njohur për informacionet në merkato, Xhanluka Di Marzio, tregon se tashmë do të negociohet me Bërnlin, për të parë nëse do të arrihet një marrëveshje. Për Brojën shfaqi interes edhe Udineze në Seria A. Megjithatë është Kaljari që mbetet një hap para. Bërnli ra nga kategoria në Premier Ligë. Gjasat janë të mëdha që të jetë huazim për Brojën. Opsion që preferohej shpesh nga Çelsi para se të konkretizohej shitja e kartonit. Pas eksperiencave në Angli dhe Holandë, Broja do të luante për herë të parë në Itali. Pjesë e Kaljarit është edhe Alen Sherri nga Kombëtarja e Shqipërisë. Shqiptarët të lidhur fort me përfaqësuesen e tyre Kombëtarja shqiptare...