Shqipëria zhgënjen sërish, mundet edhe nga Luksemburgu. Maran e nis mbrapsht (video)

Shqipëria zhgënjen sërish, mundet edhe nga Luksemburgu. Maran e nis mbrapsht (video)

Shqipëria ka humbur edhe në testin e dytë miqësor ndaj Luksemburgut 0-1, i njëjti rezultat si në miqësoren e para 4 ditësh ndaj Izraelit. Në një stadium të boshatisur nga tifozët, Shqipëria e drejtuar nga Roland Maran, ndeshja e tij e dytë, bëri një perfomancë shumë të dobët. Miqtë gjetën avantazhin që në minutën e 8-të, ku Daniel Sinani gjeti golin, pas një asisti të Aimar Dardari, i cili kaloi me shumë lehtësi mbrojtjen tonë.  SHIKOGOLIN Përsa i përket golashënuesit, Daniel Sinani, megjithëse mbiemri i tij mund të tingëllojë shqiptar dhe familja e tij vjen nga Kosova, ai identifikohet si goran dhe jo si shqiptar. Këtë gjë e ka thënë disa herë publikisht. Minutat në vijim nuk sollën ndonjë rast të rrezikshëm konkret për të...