Shqipëria për herë të parë në “Genuine Cup”, FSHF çon ekipin e futbollistëve…
Kombëtarja e Futbollit të personave me aftësi të kufizuara intelektuale do të përfaqësojë Shqipërinë në “Genuine Cup 2026”, që do të organizohet në Houston, Texas, SHBA, nga 26 korriku deri më 2 gusht. Për herë të parë Shqipëria merr pjesë në një kompeticion me përmasa të tilla ndërkombëtare me një ekip të të rinjve me aftësi të kufizuara. Kjo është një arritje sportive, por mbi të gjitha është një fitore për përfshirjen. Prej disa muajsh, Federata Shqiptare e Futbollit në bashkëpunim me organizatën Klubi Kombëtar i Prindërve të fëmijëve me CSA&P.A.K /Autizmi Flet ka punuar në mënyrë të vazhdueshme për të përgatitur pjesëmarrjen e të rinjve më aftësi të kufizuara intelektuale në “Genuine Cup 2026”. Skuadra shqiptare, e përbërë nga 12 futbollistë, po zhvillon përgatitjet...
Burimi:
opinion.al