Shqipëria për femra luan dy ndeshjet e fundit kualifikuese për Kupën e Botës 2027, trajneri Grima zbulon objektivin

Shqipëria për femra luan dy ndeshjet e fundit kualifikuese për Kupën e Botës 2027, trajneri Grima zbulon objektivin

Kombëtarja e vajzave ka nisur prej mesditës së djeshme grumbullimin dhe përgatitjet për dy ndeshjet e fundit të Botërorit 2027 për vajza ndaj Çekisë dhe Malit të Zi. Atmosfera në skuadër është pozitive, ndërsa stafi teknik dhe futbollistet janë të fokusuar për të marrë rezultatet e nevojshme dhe për të arritur objektivin e vendosur. Trajneri Armir Grima vlerësoi gjendjen e mirë me të cilën futbollistet i janë bashkuar ekipit kombëtar si edhe rëndësinë e këtij grumbullimi të fundit në kuadër të kualifikueseve të Botërorit. “Ky grumbullim ka rëndësi më shumë se çdo herë tjetër, sepse janë dy ndeshje ku do të vendoset nëse ne do të qëndrojmë në Ligën B apo jo. Besoj që gjërat i kemi vetë në dorë. Duhet të marrim maksimumin. Vajzat...