Shqipëria mund 3-2 Lituaninë në Ligën Europiane të Volejbollit dhe kualifikohet për në fazën e grupeve
Kombëtarja e femrave në volejboll fitoi sot 3-2 ndaj Lituanisë, në ndeshjen e tretë dhe të fundit të fazës eliminatore të Volleyball European League (Liga Europiane e Volejbollit). Ndeshja e luajtur në Odense të Danimarkës ishte e fortë dhe emocionuese e zgjati mbi 2 orë. Një triumf i shkëlqyer i kombëtares kuqezi, që korr fitoren e dytë në grup, duke u renditur në vendin e dytë, pikërisht një pikë pas Lituanisë. Lodhja e sfidës së mëparshme, që vajzat kuqezi e humbën pas pesë setesh me Danimarkën, nuk e kishte demoralizuar kombëtaren. Një ndeshje që nis shkëlqyeshëm për Shqipërinë, që fiton 25-9 setin e parë, por lituanezet fitojnë 25-14 e 25-23 dy setet e tjera. Keqardhje për setin e tretë, që Shqipëria e udhëhoqi shumicën e...
Burimi:
telesport.al