Shqipëria miqësore me Izraelin, testi më 3 qershor në Tiranë, ndeshja në kulmin e konfliktit në Lindjen e Mesme
Izraeli do të jetë kundërshtari i pari i Shqipërisë në miqësoret e muajit qershor. Federate Shqiptare e Futbollit konfirmoi testin e dytë të kuqezinjve në datat e lira të fillim qershorit, teksa më herët ishte zyrtarizuar edhe testi ndaj Luksemburgut po në Tiranë në datën 6 qershor. Përfaqësuesja jonë do të përballet më 3 qershor, në orën 20:00, me Izraelin në stadiumin kombëtar në Tiranë. Kjo do të jetë përballja e 7 në histori mes Shqipërisë dhe Izraelit dhe e para miqësore, pasi të gjitha takimet e mëparshme janë zhvilluar në kuadër të kualifikueseve të kampionateve botërore dhe europiane. Kuqezinjtë kanë fituar dy dhe kanë humbur katër sfidat e tjera. Miqësorja ndaj Izraelit është një zgjedhje e guximshme sidoqoftë, e cila do të kërkojë me...
Burimi:
vizionplus.tv