Shqipëria e pafuqishme ndaj Finlandë, kombëtarja e meshkujve humbet 3-0 sfidën e parë të raundit të dytë
12 Qershor 2026 19:54 Telesport Kombëtarja e volejbollit për meshkuj u mund sot 3-0 nga Finlanda në sfidën e parë të raundit të dytë të Volleyball European League (Liga Europiane e Volejbollit). ndeshjet e këtij raundi për djemtë e trajnerit Jani Melka po zhvillohen në Finlandë, ku ndodhet edhe Kroacia. Një ndeshje ku kuqezinjtë shkëlqyen vetëm në setin e parë, që ishte një maratonë e vërtetë. Por, pas 40 minutash lojë, Finlanda fitoi 34-32 ndaj Shqipërisë. Ndërsa dy setet e tjera ishin një formalitet për vendasit, që fituan 25-18 e 25-11. Për pasojë, fitorja e kombëtares finlandeze ishte e merituar, ndërsa për Shqipërinë regjistrohet humbja e radhës në këtë kompeticion. Një javë më parë, kuqezinjtë i humbën të dyja ndeshjet e raundit të parë edhe...
Burimi:
telesport.al