Shqipëri U-21 bën një paraqitje të mirë, por mundet me rezultatin minimal nga Italia

Shqipëri U-21 bën një paraqitje të mirë, por mundet me rezultatin minimal nga Italia

Kombëtarja shqiptare U-21 u mund 1-0 nga Italia U-21 në ndeshjen e dytë miqësore të muajit qershor, e zhvilluar në stadiumin “Omero Tognon”. Trajneri Alban Bushi e nisi takimin me formacionin: Simon Simoni (GK), Elton Fikaj, Ervin Bashi, Arlind Kurti, Zylyf Muça, Feta Fetai (C), Aidon Shehu, Burak Alili, Fabjan Përndreca, Rrok Toma dhe Kevin Dodaj. Kuqezinjtë zhvilluan një paraqitje të mirë përballë një kundërshtari cilësor dhe krijuan disa raste të pastra shënimi. Në minutën e 19-të, Shqipëria iu afrua golit me Rrok Tomën, i cili goditi me kokë nga brenda zonës, por topi përfundoi mbi traversë. Më pas ishte radha e Fabjan Përndrecës të rrezikonte portën italiane me një goditje të fortë nga distanca, që kaloi shumë pranë shtyllës. Edhe në pjesën e dytë...