Shpërthen trajneri i Egjiptit:  Pse na thirrët kur doni kaq shumë që Messi të fitojë

Shpërthen trajneri i Egjiptit: Pse na thirrët kur doni kaq shumë që Messi të fitojë

Trajneri i Egjiptit, Hossam Hassan, nuk i kurseu akuzat në konferencën për shtyp pas humbjes 3-2 ndaj Argjentinës, duke pretenduar se sfida ishte manipuluar. Ashtu si lojtarët e tij, ai shprehu pakënaqësi të forta për arbitrimin dhe akuzoi hapur FIFA-n se synonte me çdo kusht ta shpallte sërish Argjentinën kampione. “Do të them atë që kam në mendje, pavarësisht pasojave. Kjo ishte qartësisht një ndeshje e manipuluar dhe e gjithë bota e pa. Kam edhe një pyetje: nëse duan kaq shumë që Argjentina të fitojë, atëherë pse i ftojnë të gjithë të marrin pjesë? Gjithçka sillet rreth parave. Ata duan që Messi të vazhdojë në turne. Në futboll ndodhin shumë gjëra edhe jashtë fushës. Ajo që ndodhi ishte e padrejtë”, deklaroi Hassan. Tensionet në fushë Pakënaqësitë...