Shorti i UEFA Women’s Champions League: Vllaznia dhe Apolonia mësojnë kundërshtarët

Shorti i UEFA Women’s Champions League: Vllaznia dhe Apolonia mësojnë kundërshtarët

Dy ekipet shqiptare të futbollit të vajzave, kampionia e Vllaznisë dhe Apolonia, kanë mësuar kundërshtarët e tyre në UEFA Women’s Champions League, pas shortit të hedhur sot në selinë e UEFA-s në Nion të Zvicrës. Kampionia e Shqipërisë, Vllaznia, do të marrë pjesë në mini-turneun 6 të raundit të dytë të kompeticionit. Skuadra shkodrane do të përballet në gjysmëfinale me fituesen e mini-turneut 5 të raundit të parë, ku bëjnë pjesë Flora (Estoni), Spartak Myjava (Sllovaki) dhe Mġarr United (Maltë). Në ndeshjen tjetër gjysmëfinale të mini-turneut 6, Apollon Ladies (Qipro) do të luajë ndaj skuadrës fituese të mini-turneut 4, ku marrin pjesë Czarni Sosnowiec (Poloni), Athlone Town (Irlandë), WFC Nike (Gjeorgji) dhe Skopje 2014 (Maqedonia e Veriut). Ndërkohë, Apolonia do të jetë pjesë e mini-turneut...