Shkon në tre numri i Konfederatave kundër planit ‘Infantino’, Oqeania ende pa një pozicion zyrtar

Shkon në tre numri i Konfederatave kundër planit ‘Infantino’, Oqeania ende pa një pozicion zyrtar

FIFA sqaroi të enjten, nëpërmjet një deklarate të re, se projekti i saj FIFA Forward Enterprise (FFE) nuk synon të shesë futbollin ose të heqë dorë nga kontrolli i qeverisjes së tij, me të cilin iu përgjigj kritikave të ashpra nga konfederata si UEFA, AFC dhe CONCACAF, të cilat e hodhën poshtë unanimisht projektin. Vetë FIFA, e kryesuar nga italo- zviceriani Xhani Infantino, shtoi në deklaratë se pranon dhe respekton komentet dhe shqetësimet e shprehura publikisht dhe riafirmon angazhimin e saj për një konsultim të hapur dhe demokratik. Megjithatë, shprehu keqardhje që “dezinformimi i publikuar në media prishi procesin e planifikuar të konsultimit. Ne do të vazhdojmë me këtë proces konsultimi për të siguruar që çdo Shoqatë Anëtare të mund të hedhë votën e saj...