Shkencëtarët dalin kundër FIFA-s për rregullat në Botërorin 2026: Rrezikohet jeta e lojtarëve
Adriatik BALLA Një grup shkencëtarësh të njohur kanë paralajmëruar FIFA-n se masat aktuale të sigurisë nga nxehtësia për Kupën e Botës në futboll janë “të pamjaftueshme” dhe mund t’i vënë lojtarët në rrezik për dëmtime serioze. Shkencëtarët i bënë thirrje FIFA-s të prezantojë mbrojtje më të forta, duke përfshirë pushime më të gjata të freskimit dhe protokolle më të qarta për shtyrjen e ndeshjeve në kushte ekstreme të nxehtësisë. Temperaturat e larta pritet të jenë problem për turneun në SHBA, Kanada e Meksikë. Studiuesit paralajmërojnë se temperaturat në 14 nga 16 stadiumet e Botërorit mund të kalojnë në nivele të rrezikshme. Në pjesë të SHBA-së jugore dhe Meksikës veriore, temperaturat mund të shkojnë deri në 40 gradë Celsius gjatë periudhave më të nxehta. Kur merren...
Burimi:
sot.com.al