Shkaktoi kaos të madh pas finales me Spanjën, FIFA shpëton Paredes që ia hedh paq pas sherrit me kundërshtarët

Shkaktoi kaos të madh pas finales me Spanjën, FIFA shpëton Paredes që ia hedh paq pas sherrit me kundërshtarët

FIFA ka konfirmuar zyrtarisht se nuk do të ndërmarrë asnjë masë disiplinore ndaj mesfushorit të Argjentinës, Leandro Paredes, pas episodit që shkaktoi shumë diskutime në Kupën e Botës 2026. Paredes ishte ndëshkuar fillimisht me karton të kuq gjatë finales me Spanjën, por pas shqyrtimit të rastit, vendimi u anulua. Pas kësaj, mbetën dilema nëse Komisioni Disiplinor i FIFA-s do të hapte një procedurë të veçantë ndaj futbollistit për incidentin në fjalë. Megjithatë, organizata më e madhe e futbollit në botë ka sqaruar përfundimisht situatën. FIFA konfirmoi se nuk do të ketë asnjë veprim disiplinor ndaj mesfushorit argjentinas, duke mbyllur kështu çdo diskutim rreth çështjes. /Sport Ekspres/