Sherri në fushë dhe sendet e forta nga tribunat, Disiplina gjobit Vllazninë! Gurishta pezullohet me 6 ndeshje
Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka dalë me vendimet në bazë të raundit të fundit. Klubi i Vllaznisë është dënuar me 100 mijë lekë gjobë për shkak të hedhjes së sendeve në fushën e lojës dhe koreve fyese nga tifozët në drejtim të lojtarëve të ekipit kundërshtar. Mbrojtësi i djathtë i Vllaznisë, Erdenis Gurishta, për sulm ndaj Albano Aleksit të Egnatias është pezulluar me gjashtë ndeshje nga aktiviteti. Ndërkohë është rrëzuar kërkesa e Vllaznisë së vajzave për rishikimin e masës disiplinore, të përcaktuar në vendimin nr. 44 datë 08.05.2026, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës. Vendimet e plota: KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës dhe duke përdorur kore...
Burimi:
sot.com.al