Prindërit paguajnë “qimet e kokës”, akademitë fitojnë, por a fiton gjë futbolli shqiptar?

Prindërit paguajnë “qimet e kokës”, akademitë fitojnë, por a fiton gjë futbolli shqiptar?

Nga Italia vjen një debat që duhet të na bëjë të reflektojmë edhe në Shqipëri. Pas krizës së futbollit italian, diskutimi nuk u ndal vetëm te trajneri i kombëtares. Përkundrazi, pyetja ishte shumë më e thellë: çfarë po prodhon sistemi i futbollit atje? Edhe Shqipëria duhet t’ia bëjë vetes të njëjtën pyetje, sepse sukseset e kombëtares, kualifikimet në Europian dhe ato pak stadiume moderne nuk duhet të na krijojnë iluzionin se baza e futbollit shqiptar funksionon ashtu siç duhet. Në fakt, problemi më i madh nuk është te maja e piramidës, por në themelet e saj. Sot në Shqipëri futbolli për fëmijët është bërë gjithnjë e më i kushtueshëm. Një familje paguan mesatarisht rreth 100 euro në muaj për stërvitjen në akademi. Më pas vijnë...